58 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës

 

Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 58 pacientë të infektuar me Covid-19.

Prej tyre 15 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, kurse 44 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Ndërsa dy pacientë janë në respirator.

“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 58 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 44 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 185 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./21Media

 

Back to top button