Një burrë gjendet i vdekur në Klinë

 

Një burrë është gjetur nga familjarët pa shenja jete dje në Klinë.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, në vendin e ngjarjes.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga familjarët e tij ishte gjetur pa shenja jete. Përveç njësive policore dhe prokurorit në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka konfirmuar policia duke e cilësuar rastin si “hetim i vdekjes”.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media

Back to top button