Kaloni te përmbajtja kryesore

6 mijë e 211 raste aktive me COVID-19

 

Që nga 13 marsi i 2020-ës kur edhe u shfaqën dy rastet e para pozitive me COVID-1, numri i të infektuarve me këtë virus në Kosovë ka shkuar në 59 mijë e 646 raste.

Ndërsa deri më tani si shkak i infektimit me koronavirus kanë vdekur 1 mijë e 487 persona.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.948 raste. Aktualisht në vend janë 6 mijë e 211 raste aktive me COVID-19.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë të premten se tri mostra kanë rezultuar pozitive në variantin britanik të koronavirusit në Kosovë.

Ai ka thënë se 30 mostra janë dërguar për analizim në një laborator në Gjermani./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button