6 subjekte politike aplikuan në KQZ
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani, ka pranuar 6 aplikime të subjekteve politike për t’u certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, si dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për kryetar komune apo për kuvende komunale.
Këtë e ka konfirmuar për rtv21.tv Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së.
Ai ka treguar se aplikimin kanë bërë 3 iniciativa qytetare, 1 parti politike dhe 2 kandidatë të pavarur.
Këto janë subjektet që kanë aplikuar deri më 15 korrik 2021:
1. Partia politike Lëvizja Qytetare Vatra ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Gjilan;
2. Kandidati i pavarur Kastriot Bushi ka aplikuar për certifikim për Kryetar Komune në Kaçanik;
3. Iniciativa Qytetare Lista Guxo ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
4. Iniciativa Qytetare Ne Guxojmë ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvend Komunal në Ferizaj;
5. Kandidati i pavarur Agim Gjeli ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kuvendin Komunal në Fushë Kosovë; dhe
6. Iniciativa Qytetare Bashkë për Istogun ka aplikuar për certifikim në zgjedhjet për Kryetar Komune dhe për Kuvend Komunal në Istog.
Kujtojmë se afati për aplikim përfundon më 16 gusht 2021./2Media