6 të vdekur nga COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur gjashtë persona që kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë konfirmuar edhe 264 raste të reja.
Ndërsa, janë shëruar 192 persona.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.
Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 133, Fier 29, Lushnje 24, Durrës 16, Vlorë 7 etj.
Janë 7.098 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me koronavirus 6 qytetarë: katër nga Tirana 57-76 vjeç, një nga Elbasani 66-vjeç, një qytetare nga Berati 83-vjeçe.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 181.960 raste pozitive, prej tyre 171.982 janë shëruar, 7.098 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektuese e kanë humbur 2.880 pacientë.

Back to top button