65 aksidente dhe rreth 1800 gjoba të shqiptara brenda 24 orëve

 

Policia e Kosovës, ka raportuar se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, kanë ndodhur rreth 65 aksidente trafiku dhe janë shqiptuar 1800 gjoba trafiku.

Në 65 raste, nuk ka aksident me fatalitet, ndër të tjera 31 janë me të lënduar e 34 me dëme materiale.

Në statistikat e policisë së Kosovës, bëhet e ditur se për një ditë janë shqiptuar edhe 226 gjoba në bazë të ligjit për Covid-19.

Në ndërkohë, janë arrestuar 19 persona, tetë në mbajtje, një në ndalim policor e tetë në vuajtje të dënimit./21Media

 

 

Back to top button