65 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë

 

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 6 pacientë nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Aktualisht në këtë spital po trajtohen 65 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në respirator, 45 pacientë janë në oksigjeno terapi dhe nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Ndërsa 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./21Media


Back to top button