7 viktima, 389 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Shtatë persona që ishin të infektuar me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa u regjistruan edhe 389 raste të reja nga realizimi i 2.624 testimeve.
Në po të njëjtën periudhë u regjistruan edhe 749 të shëruar.
Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 u regjistruan edhe 8 viktima që kanë ndërruar jetë gjatë periudhës prej 19.02. deri 26.02.2022 transmeton TV21.
Raste aktive në Maqedoninë e Veriut janë 2.857./21Media

Back to top button