Aksident në Malishevë, vdiq një 4-vjeçar

 

Një fëmijë 4-vjeçar është goditur për vdekje nga një automjet në fshatin Carrallukë të Malishevës sot rreth orës 13:30.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Xhurkaj.

“Viktima është derguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar fëmija është pa shenja jete”, ka thënë Xhurkaj.

I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar në Stacionin e Policisë në Malishevë.

Njësitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor -Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është njoftuar lidhur me aksidentin”, ka thënë tutje Xhurkaj./21Media

Back to top button