7 viktima dhe 71 raste të reja me COVID-19

 

 

IKShPK ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 612 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Numri total i rasteve pozitive është 14.637 raste nga 57.851 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 596 raste të vdekjes, pasi janë konfirmuar edhe 7 viktima sot.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 163 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 11.435 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.606.

Rastet pozitive janë nga: Komuna Prishtinë 13 raste, Komuna Ferizaj 7 raste, Komuna Pejë 5 raste, Komuna Fushë Kosovë 4 raste, Komuna Gjakovë 4 raste, Komuna Podujevë 4 raste, Komuna Prizren 4 raste, Komuna Rahovec 4 raste, Komuna Viti 4 raste, Komuna Gjilan 3 raste, Komuna Skenderaj 3 raste, Komuna Vushtrri 3 raste, Komuna Dragash 2 raste, Komuna Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Hani i Elezit, Kamenicë, Klinë, Lipjan, Malishevë, Mamushë, Shtime dhe Suharekë./21Media

Back to top button