721 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

 

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka kumtuar të dhënat e fundit me Covid-19.

Në 24 orët e fundit, në vend nga realizimi i 3.323 testimeve janë regjistruar 721 raste të reja pozitive me Covid-19.

Në po të njëjtën periudhë kohore, janë regjistruar edhe 1.753 të shëruar dhe 9 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar 105.267 raste pozitive me Covid-19, nga 533.505 testime të realizuara. Prej tyre, 93.942 pacientë janë shëruar, ndërkaq betejën me virusin e kanë humbur 3.165 pacientë të tjerë. Raste aktive në Maqedoni janë 8.162./21Media

Back to top button