748 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vendin tonë janë edhe 748 raste aktive me COVID-19.
Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar edhe 32 raste të reja me COVID-19, ndërsa vdekje nuk ka.
Gjatë 24 orëve janë kryer 1 mijë e 5 testime, ndërsa janë shëruar edhe 81 pacientë.
350 qytetarë janë vaksinuar brenda 24 orëve, ku me dy doza janë vaksinuar 818 mijë 255 qytetarë.
Me dozën e tretë janë imunizuar 98 mijë e 577 pacientë./21Media

Back to top button