Hoti: Do t’i shqyrtoj kërkesat e dy sektorëve më të prekur nga COVID-19

 

 

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka takuar sot përfaqësuesit e Sindikatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve dhe Odën e Hotelerisë dhe Turizmit, me të cilët ka biseduar për pakon e mbështetjes financiare, si pjesë e programit për rimëkëmbjen ekonomike për vitin 2021.

Derisa u zotua se do t’i shqyrtoj kërkesat e këtyre dy sektorëve, Hoti ka theksuar se gastronomia, hoteleria dhe transporti i udhëtarëve janë ndër sektorët më të prekur nga vendimet e qeverisë për masat për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Kryeministri ka thënë se për subvencionimin e gastronomisë, sallave të dasmave, sallave të sportit, qendrave rehabilituese dhe të ngjashme, qeveria ka ndarë 3 milionë euro, në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike për vitin 2021, në shumën e përgjithshme prej 222 milionë euro.

Back to top button