“Luaneshat e Kodrës” udhëton për në Romë në festivalin e filmit “Frankofon”

Po vjen edicioni i 12-të i festivalit Frankofilm të filmit frankofon të Romës, i Institut français – Center Saint-Louis.
Festivali do të prezantojë 18 filma nga po aq vende anëtare të Frankofonisë: Armenia, Belgjika, Bullgaria, Kanada-Kebek, Bregu i Fildishtë, Egjipti, Franca, Kosova, Luksemburgu, Maroku, Rumania (jashtë konkurrencës) Ruanda, Senegali, Zvicra, Tunizia, Vietnami.
Filmi “Luaneshat e Kodrës” i Luana Bajramit do të shfaqet më 13 mars 2022, në Romë në kuadër të Festivalit të Filmit Frankofon.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Itali, ka njoftuar përmes për pjesëmarrjen e filmit kosovar në këtë festival.
“Këtë vit, Kosova do të përfaqësohet nga filmi ‘Luaneshat e Kodrës’ i regjisores Luana Bajrami, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare. Filmi do të shfaqet në gjuhën shqipe me titra në gjuhën angleze, me 13 mars 2022, në ora 18:30 në Institutin Francez Centre Saint – Louis”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Italisë.
Një javë me shfaqje, kryesisht të pa publikuar në Itali. Të gjithë filmat janë në versionin origjinal, me titra ose në italisht, frëngjisht, anglisht.
I lidhur me Ditët e Frankofonisë në Itali (1-30 Mars 2022), festivali përqafon misionin e tij, i cili është promovimi i kulturës frankofone dhe gjuhës frënge përmes aktiviteteve artistike, takimeve, shfaqjeve./21Media

Back to top button