81 vjeçaret udhëtojnë nëpër botë

Dy 81 vjeçaret Ellie Hamby dhe Sandy Hazelip nga Teksasi i SHBA-ve realizuan një udhëtim rreth botës.

Ellie dhe Sandy realizuan udhëtimin nëpër botë për 80 ditë.

Ato gjatë këtij udhëtimi vizituan vende filluar nga ishujt Bali e deri në Egjipt.

Sipas faqes së internetit të cilën të dyja e shfrytëzuan për të dokumentuar udhëtimin e tyre, ato aventurën e udhëtimeve e filluan në janar të këtij viti.

Ndalesa e tyre e parë ishte Antarktiku. Atje, atyre iu desh të kalojnë nëpër kontinentin më verior, nëpër ujin e Drake Passage në mes Amerikës Jugore e ishujve Shetllend në Jug të Antarktikut.

Ky kalim ishte sfidë për to, megjithatë ia kanë dalë, pasi që siç kanë treguar ato, posa kanë shkelur në tokën e Antarktikut, i kanë harruar të gjitha.

Që prej kësaj sfide, ato vizituan 18 vende nëpër shtatë kontinente.

81 vjeçarja Sandy ka treguar për CNN se 81 vjeçaren tjetër Ellie e ka takuar pasi që asaj i vdiq burri në vitin 1999. E para se ai të vdiste, i kishte ngulitur në mendje se ishte mirë të bënin një udhëtim veror, dhe kështu, iu qasën projektit Zambia Medical Mission, të cilin e udhëhiqnin Ellie me bashkëshortin e saj në Afrikën e Jugut. Më pas edhe Ellie-t i vdiq burri, sipas saj në vitin 2005, dhe tani pas kaq vitesh vendosën të realizojnë këtë udhëtim.

Ato në llogarinë e tyre në mediet sociale kanë bërë të ditur se këtë udhëtim nëpër botë ia dedikuan bashkëshortëve të tyre.

Gjatë tre muajve të kaluar, në mesin e aventurave që përjetuan janë: shëtitja me deve në Egjipt, vallëzimi në Nepal, vrojtimi i dritave Veriore në Finlandë e të tjera.

Përkundër sfidave që hasën, ato thonë se udhëtimin nëpër botë e përfunduan pa ia thënë ndonjë fjalë të keqe njëra-tjetrës.

Ato përfunduan udhëtimin  80 ditor nëpër botë, por siç kanë thënë, kanë në plan të fillojnë edhe një tjetër.

81 vjeçaret Ellie e Sandy me këtë udhëtim po ashtu kanë edhe një qëllim, e ai është t’i inkurajojnë të moshuarit tjerë që të realizojnë udhëtimet e tyre, e të mos ndalojnë për shkak të moshës. Ato kanë treguar se për shkak të moshës në disa raste janë ndalur, nuk i kanë provuar disa sfida, si psh ngasjen e motiçikletës në Bali, por këtë e kanë bërë sepse janë frikësuar se mos rrëzohen, por ndryshe, mosha nuk ka paraqitur pengesë për ti shikuar aventurat tjera.

Madje sipas tyre, kjo është mosha e duhur për të bërë udhëtime të tilla, sepse njeriu me kalimin e viteve përjeton gjëra në jetë, dhe kështu më vonë bëhet më i përgatitur për çdo gjë, e di se ku duhet rrezikuar./21Media

Back to top button