86 mijë doza të vaksinave COVAX arrijnë në Kosovë

86 mijë doza të vaksinave variant-kontrolluese COVAX kanë arritur në Kosovë.
Për këtë ka shkruar edhe Seth Berkley, shefi ekzekutiv i institucionit që synon t’ua mundësojë shteteve të varfra qasjen në imunizim, Gavi – Aleanca e Vaksinave.
“86 mijë doza të vaksinave të reja variant-frenuese COVAX kanë arritur në Kosovë, të dhuruara nga @nestrangeiro_pt përmes #COVAXit. Një hap i rëndësishëm për paanësinë për vaksina dhe për të parën prej shumë dërgesave të COVAXit për t’u dhënë shteteve qasje në mjetet më të avancuara në dispozicion për ta luftuar COVID-19-shin”, ka shkruar Berkley.
“Kjo bazohet në punën e COVAXit përgjatë vitit të fundit për t’i ndihmuar shtetet me të ardhura të ulëta në zhvillimin e programeve përforcuese. 80 shtete dhe territore AMC tashmë kanë filluar me këto programe, duke ua siguruar popujve të tyre mbrojtjen më të mirë kundër një rishfaqjeje të pandemisë”./21Media

Back to top button