Vajza e aksidentuar në Obiliq del nga Intensiva

Vajza e aksidentuar ditë më parë me nënën e saj, e cila nuk arriti të mbijetojë aksidentin, ajo sot në gjendje stabile shëndetësore është nxjerrë nga Mjekimi Intensiv, për të vazhduar tretmanin e mëtutjeshëm në Klinikën e Pediatrisë. Këtë e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka.
Më 15 dhjetor në QKUK vdiq një 45-vjeçare që ishte përfshirë në një aksident trafiku më 9 dhjetor./21Media

Back to top button