87 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 87 raste të reja COVID-19, nga 1 mijë e 384 testime të bëra në Maqedoninë e Veriut.
Janë regjistruar 141 pacientë të shëruar, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë. Sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë COVID-19 nga “Termini Im” janë regjistruar 3 viktima të regjistruara në periudhën 08.05.-28.05.2022.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni, që nga fillimi i epidemisë është 312 mijë e 22, numri i të shëruarve është 302 mijë e 202, numri i të vdekurve është 9 mijë e 306 dhe numri i rasteve aktive është 514./TV21

Back to top button