90% e njerëzve në Ukrainë mund të bien në varfëri nëse Rusia vazhdon sulmin, paralajmëron OKB

Programi i OKB-së për Zhvillim (UNDP) ka paralajmëruar se 90% e njerëzve brenda Ukrainës mund të bien në varfëri nëse Rusia vazhdon sulmin e saj.

“Po flasim për nëntë nga 10 ukrainas që bien në varfëri nëse kjo luftë vazhdon deri në fund të vitit”, tha zëvendës-përfaqësuesi i UNDP-së në Ukrainë, Manal Fouani.

Ajo tha se ky është një “numër tronditës”, duke pasur parasysh se shkalla e varfërisë në vend ishte vetëm 2.5% pak para fillimit të luftës.

Fouani tha se deri në fund të vitit mund të humbasin 18 vjet fitime – “investime të Bashkimit Evropian dhe të të gjithë donatorëve dhe partnerëve të zhvillimit në këtë vend gjatë 20 vjetëve të fundit”, shkruan BBC./21Media

Back to top button