Kosova s’ka listë të emrave të ndaluar me ligj

Në Shqipëri disa vjet më parë është miratuar një listë e emrave që u ndalohen t’u vihen fëmijëve të porsalindur. Disa prej emrave në listën e ndaluar, janë shumë të zakonshëm në Kosovë.
Kosova ende s’ka një listë të tillë të emrave të papërshtatshëm apo të ndaluar.
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) për portalin rtv21.tv ka konfirmuar se nuk është paraparë ndonjë listë që do të ishin të ndaluar. Ndërsa ka theksuar se caktimi i emrit bëhet sipas Ligjit nr 02/L-118.
“Ju njoftojmë se caktimi i emrit personal bëhet sipas Ligjit nr.02/L-118 për Emër Personal. Ndërsa sa i përket listës për emrat e ndaluar me ligji dhe aktet nënligjore nuk është e paraparë një listim i emrave që do të ishin ndaluar që t’ju caktohen qytetarëve”, thuhet në përgjigjen e MPB-së për rtv21.tv.
Kohë më parë, një i moshuar kosovar ishte bërë hit me emrin që mbante në dokumentet zyrtare, ai quhej “Bubrrec”! E nga emrat e grave ka edhe Filane. Pastaj, ka emra si “Shkurtë” e “Funde” të cilët në Shqipëri tashmë janë të ndaluar.
Emrat e ndaluar me ligj në Shqipëri: Ankim, Arancata, Avash, Bretk, Berr, Burgim, Ballokume, Car, Cub, Currane, Currele, Careva, Carina, Cbane, Dert, Derman, Dovle, Durak, Ekran, Eros, Ferman, Federate, Fodulle, Gazep, Gallata, Gabime, Groshe, Gjezap, Hyzmet, Hice, Hafije, Helme, Ironi, Jermsine, Keqan, Keqe, Krajlice, Levere, Meze, Meshire, Mjafte, Mjaftime, Mjaftoni, Mbarime, Mbete, Mbylle, Marrezi Ndalim, Pikellime, Pafate, Pseerdhe, Rike, Rakita, Spece, Sose, Stenate, Sherre, Shkurte, Shkurtime, Vajtime, Xhenaze, Zehere./21Media

Back to top button