Senegal-Holandë, formacionet zyrtare

Grupi A i Kampionatit Botëror do të rezervojë sonte një sfidë jashtëzakonisht interesante ku do të përballen Senegali dhe Holanda.
Këto dy kombëtare janë të njohura për futbollin e tyre të shpejtë dhe atraktiv, derisa do të kërkojnë ta nisin me fitore për të dhënë sinjalet e para se janë skuadra pretendente për ta kaluar këtë grup.
Dy skuadrat e tjera të këtij grupi, Katari dhe Ekuadori u ballafaquan të dielën në sfidën hapëse të këtij Botërori e cila u mbyll me fitoren e Ekuadorit me rezultat 2-0.
Memphis Depay dhe De Roon janë dy mungesat e mëdha të Holandës në këtë ndeshje e cila starton nga ora 17:00 dhe zhvillohet në stadiumin “Al Thumama”.
Këto janë formacionet zyrtare:
Senegali: Mendy, Sabaly, Cisse, Koulibaly, Ballo, Kouyate, Mendy, Gueye,, Sarr, Dia, Diatta.
Holanda: Noppert, Blind, Ake, van Dijk, De Ligt, Dumfries, Frekie, Berghuis, Gapko, Bergwijn, Jansen.

Back to top button