Vendoset serish lidhja e SHBA-ve me Rusinë për hapësirën ajrore të Sirisë

SHBA dhe Rusia kanë vendosur sërish marrëdhëniet për shkëmbimin e informacioneve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia serish kanë vendosur lidhjen speciale për shkëmbimin e informacioneve, për shmangien e incidenteve në hapësirën ajrore të Sirisë, por marrëveshja formale për këtë nuk është ripërtërirë

Lajmi është bërë i ditur të premten nga zëvendës ministri i Jashtëm i Rusisë Sergey Lavrov . Pas sulmit raketor amerikan në bazën ajrore në Siri javën e kaluar, Rusia njoftoi se kishte suspenduar zbatimin e memorandumit për parandalimin e incidenteve dhe sigurimin e fluturimeve të sigurta me SHBA-të.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në takim me sekretarin amerikan të Shtetit Rex Tillerson tha se Moska është e gatshme për marrëveshje në lidhje me shkëmbimin e informacioneve.

 

Back to top button