Kaloni te përmbajtja kryesore

Ministria e Drejtësisë pas zjarrit në IML: Zëvendësministri po qëndron atje

Ministria e Drejtësisë nuk i di tash për tash shkaqet që quan te shpërthimi i zjarrit brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Atje aktualisht është duke qëndruar zëvendësministri Blerim Sallahu për të kuptuar rreth situatës së krijuar.

Në kumtesë theksohet se menjëherë pas pranimit të informatës për zjarr, te IML kanë shkuar ekipet e zjarrfikësve dhe policisë.

“Sot rreth orës 08:00 në hapësirat e IML-së ka filluar një zjarr që ka përfshirë disa nga zyret e katit të dytë të objektit. Zjarri është lokalizuar dhe për momentin nuk dihen shkaqet. Menjëherë pas pranimit të informacionit, ekipet e zjarrëfiksëve dhe policisë kanë shkuar në vend të ngjarjes. Zëvendësministri Sallahu është duke qëndruar po ashtu atje, për të kuptuar më shumë rreth situatës së krijuar”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministria e Drejtësisë thotë se për zhvillimet e mëtutjeshme do të ketë njoftime./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button