Kurti- përfaqësuesve të QUINT-it: Për mbajtjen e zgjedhjeve duhet marrëveshje ndërshtetërore

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e Republikës se Kosovës, Besnik Bislimi, pritën në takim sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Zyra e Kryeministrit njofton se ata diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës.

“Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Kurti shprehu keqardhjen e tij “për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.”/21Media

Back to top button