​Ballkani mposhtet sërish nga Viktoria Plzen

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit, ku pikët e plota i takojnë mysafirëve.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, Ballkani është mposhtur 1:0 nga Viktoria Plzeni.

Kampioni i Kosovës tregoi paraqitje tejet të mirë, ku vazhdimisht kërkoi fitoren, por që një gol nga Pavel Sulc vendosi gjithçka në këtë ndeshje.

Sulc shënoi në minutën e 81’, gol ky i cili i siguroi fitoren skuadrës së tij.

Me pikët e reja, Viktoria Plzen siguron kualifikimin tutje si lidere e Grupit C me plot 15 pikë, ndërsa Ballkani zë vendin e fundit me vetëm katër pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Viktoria Plzen.

Back to top button