Tahiri: Do ta çojmë në Kushtetuese Fondin Sovran, cënon Kushtetutën, i bazuar në ekonomi komuniste

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi dje në Kuvend është votuar ligji për Fondin Sovran. Ai procesin e ka quajtur si angazhim kundër rendit kushtetues, meqë përmes Fondit Sovran thotë se cenohen parimet themelore të organizimit ekonomik të Kosovës.
Tahiri ka thënë se PDK do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese ligjin për Fondin Sovran duke u zotuar se do të angazhohen që me argumente juridike ta rrëzojnë, meqë sipas Tahirit bazën e ka në ekonomitë komuniste.
“Prandaj, do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, ku me argumentet juridike do të angazhohemi për ta rrëzuar edhe këtë ligj, që bazën ideologjike e ka në ekonomitë komuniste”, ka shkruar Tahiri.