Si do të mbajë moti në javën e fundit të vitit?

Java e fundit e vitit 2023 paraqitet me kushte të qëndrueshme meteorologjike si rezultat i fushave të fuqishme anticilkonike të ardhura nga pjesa perëndimore e kontinentit.

Një “minipranverë” me vlera termike mbi mesataret e viteve tjera.

Në ndërrimin e moteve nuk parashihen reshje të asnjë forme.

IHMK ka njoftuar se të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsisus, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius.

Në mëngjes nëpër lugina dhe vise të larta parashihet mjegull.

Të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme. Në orët e hershme të
ditës parashihen ngrica dhe mjegull, nëpër ultësira dhe vise të larta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Të mërkurën pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk
parashihen ndryshime. Në mëngjes parashihen ngrica të dobëta dhe mjegull. Minimalet do të lëvizin ndërmjet – 2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

Ndërsa, të enjten parashihet mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet
-2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius.

Po ashtu të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e enjte. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i perëndimit dhe veriperendimit me shpejtësi 1-6m/s./21Media

Back to top button