Hajnat vjedhin 20 mijë euro e stoli ari në një shtëpi në Prizren

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren. Në Polici rasti është raportuar nga një grua, e cila ka thënë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e saj në kohën kur ajo nuk ka qenë aty dhe i kanë vjedhur 20 mijë euro para të gatshme si dhe stoli ari.

”Ankuesja femër kosovare ka raportuar se gjatë intervalit kohor të lartë cekur, derisa nuk ka qenë në shtëpi , person-a të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë  e shtëpisë dhe nga  aty i kanë vjedhur  para të gatshme në vlerë 20.000€ dhe një sasi stoli ari. Është njoftuar prokurori, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë.

Për rastin thuhet se është njoftuar prokurori dhe se po zhvillohen procedurat hetimore./21Media 

Back to top button