United fiton derbin ndaj Aston Villa

Në ndeshjen e xhiros së 24-të të kampionatit anglez të futbollit, Manchester United mposhti në udhëtim Aston Villa me rezultat 2:1.
United kaloi në avantazh në minutën e 17-të me golin e Rasmus Hojlund, Douglas Luiz barazoi në minutën e 67-të dhe Scott McTominay shënoi në të 86-ën për fitoren e “Djajve të Kuq”.
Ishte fitorja e tretë radhazi e Manchester United në ligë, dhe ndeshja e katërt radhazi pa humbje.
Në ndeshjen e mëparshme, Arsenali mposhti rivalin e tyre të qytetit West Ham 6:0, ndërsa Crystal Palace dhe Chelsea mbyllin raundin të hënën.
Liverpooli kryeson në renditje me 54 pikë, ndërsa Manchester City dhe Arsenali kanë nga 52 pikë. Aston Villa është e pesta (46), dhe Manchester United është një pozitë më poshtë me 41.