Sekuestrohen rreth 20 mijë euro mall i dyshuar

Janë sekuestruar mallra me vlerë rreth 20 mijë euro brenda një automjeti, nga Njësia e TASK FORC-ës -Lindje, e përberë nga Policia e Kosovës dhe Dogana e Kosovës.
Në njoftimin e bërë për media, Policia ka bërë të ditur se gjatë kontrollit të automjetit është vërejtur se kishte të ngarkuara mallra të ndryshme pa fatura, disa nga mallrat ishin të markave tregtare të mbrojtura që dyshohet se janë të falsifikuara.
“Më datë 23.02.2024 ,pas pranimit të një informate se një automjet VW-T5 (furgon) i bardhë me targa vendore dyshohet se është i ngarkuar me mallra të kontrabanduar, ku në bashkëpunim me Stacionin për mbikëqyrje kufitare Hani Elezit është identifikuar automjeti i dyshuar, ku drejtuesi ishte larguar nga automjeti”, thuhet në komunikatën e policisë./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?