Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Pejë që ndodhi pasditen e sotme.
Për portalin rtv21 zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur në segmentin në fshatin Stapanicë të Klinës.
“Policia është njoftuar rreth orës 17:45. Të lënduarit janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe nuk janë në rrezik për jetën” – tha Gashi./21Media