Vdiqën dy të lënduarit nga aksidenti i trenit me kombi-bus

(Lajm i përditësuar)
Vdiqën dy të lënduarit nga aksidenti i trenit me kombibus
Kanë vdekur dy personat e lënduar nga aksidenti mes një treni dhe një kombibusi në Krushevë të Madhe të Klinës.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“E morëm konfirmimin nga mjeku kujdestar i spitalit rajonal në Pejë se kanë vdekur dy të lënduarit”, tha ai.
Aksident mes trenit dhe një automjeti në Klinë, dy të lënduar
Dy persona janë lënduar në një aksident mes trenit dhe një kombi- busi në fshatin Krushevë e Madhe të Klinës.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sot rreth orës 18:10, policia është njoftuar për një aksident në fshatin Krushevë e Madhe, Kline. Në aksident është i përfshirë treni i udhëtarëve dhe një kombi-bus. Dy persona janë dërguar me Emergjencë për në Spitalin Rajonal në Pejë”., ka thënë Gashi.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se në vendngjarje kanẽ dalë të gjitha njësitet kompetente.