Ambasadorët e Quint-it takohen me Osmanin

Ambasadorët e vendeve të Quint-it sot janë takuar me Presidentën e Kosovës, Vjosa Osmanin. Takimi është zhvilluar në objektin e Presidencës.
Burime të RTV21 kanë bërë të ditur se në takim kanë marrë pjesë të gjithë Ambasadorët e vendeve të Quint-it.
Takimi i ambasadorëve të QUIINT me presidentën Osmani vjen një ditë përpara vizitës së zëvendës ndihmës sekretarit të shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar në Kosovë. Ky i fundit ka bërë të ditur gjatë një takimi virtual me gazetarë, në kuadër të vizitës në Bruksel, se çështja e dinarit do të jetë pjesë e diskutimeve me zyrtarët në Kosovë përfshirë edhe atë të procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai e ka quajtur vendimin për dinarin si “katastrofik dhe jokompetent”.
Në takim ishte edhe kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.