Gjendet i vdekur një burrë në Mitrovicë të Veriut
Është gjetur i vdekur një burrë në banesën e tij, të mërkurën në Mitrovicë të Veriut.
Policia ka bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse.
Ndërsa, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.
Policia rastin e ka cilësuar “Vdekje e dyshimtë”./21Media