Kurti përkujton civilët e vrarë nga forcat serbe në fshatin Reznik të Vushtrrisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar civilët e vrarë nga frocat serbe në vitin 1998 në fshatin Reznik të Vushtrrisë .

Kurti në Facebook ka publikuar pamje të këtij fshati I cili po streohnte mijëra civilë shqiptarë nga Drenica.

“Civilët e pambrojtur qëndronin në kushte të rënduara, që e dëshmoi edhe komisionerja e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Sadako Ogata gjatë vizitës në shtator 1998, siç shihet në videon nga arkiva e AP.

Gjatë luftës në vitet 1998-1999 shqiptarët nuk ishin të sigurtë as në Reznik, e askund tjetër në Kosovë. Më 6 prill 1999, katër njësi të forcave të armatosura të Serbisë hynë me dhunë në katër shtëpitë e vëllezërve Ujkani. Në kohë të njëjtë, vranë nëntë anëtarë të kësaj familje, e kështu vepruan më vonë edhe ndaj familjeve Mustafa, Makiqi dhe Bunjaku.

Kujtojmë sot civilët e vrarë në Reznik. Nuk e harrojmë asnjëherë dhembjen e qëndresën e popullit tonë. Nuk i harrojmë të dashurit tonë që i humbëm në rrugën e vështirë deri te fitorja e çlirimi. Nderojmë përditë kujtimin për ta duke u angazhuar për forcimin e Republikës sonë.

Lavdi të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media

 

Back to top button