Kaloni te përmbajtja kryesore

​Danimarka vazhdon mbështetjen për Kosovën, Osmani takon kryeministren Frederiksen

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur në takim nga kryeministrja e Danimarkës Mette Frederikse, vendi i së cilës ka qenë i palëkundur në ndihmën dhe mbështetjen përgjatë çdo etape në shtet-ndërtimin e Kosovës.

Në takim me kryeministren Frederiksen, presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës, veçanërisht për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe për kontributin e mbi 13 mijë ushtarëve danezë për paqen dhe sigurinë në Kosovë qe nga viti 1999.

Presidentja Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Danimarkës ku do të marrë pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Në samit, presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

Gjatë vizitës në Danimarkë, presidentja Osmani do ta takojë edhe mërgatën shqiptare në këtë shtet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button