Urimi special i Prindonit për Presidenten “Gëzuar ditëlindjen shtylla jonë e familjes”

(Lajm i përditësuar)


Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen e 42-të. Në këtë ditë të veçantë për të, s’ka si të mungojë urimi i bashkëshortit të saj, Prindon Sadriu.

Ai ka thënë se Osmani është shtylla e familjes, derisa ka publikuar një foto ku shihet Osmani me vajzat.

“Gezuar ditelindjen shtylla jonë e familjes! Ti që e mbush jetën tonë çdo ditë me gëzim dhe dashuri të pafund. Gëzuar për gruan e jashtëzakonshme që je sot dhe gjithmonë. 🥂 Të duam shumë! ❤️❤️❤️”, ka shkruar Sadriu.


Presidentja Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen e 42-të. Ajo është presidentja e gjashtë e vendit.

Osmani është zgjedhur president më 4 prill të vitit 2021, pasi më parë ka shërbyer si Kryetare e Kuvendit të Kosovës. Osmani ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës në pesë legjislatura.

Ajo u lind më 17 maj të vitit 1982 në Mitrovicë, ku edhe e ka përfunduar shkollën fillore dhe të mesme. Studimet universitare i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës dhe ka magjistruar dhe doktoruar në të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Pitsburgut në Pensilvani, Shtetet e Bashkuara.

Nga viti 2006 deri në vitin 2010, Osmani ka qenë Shefe e Kabinetit të Presidentit Fatmir Sejdiu dhe Këshilltare e Lartë për Çështje Juridike dhe Ndërkombëtare, si dhe ka përfaqësuar Presidentin në Komisionin që hartoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ajo gjithashtu ka qenë në ekipin që përfaqësoi Kosovën para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin historik në lidhje me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Osmani është e martuar me Prindon Sadriun dhe kanë dy vajza binjake Anda Elisa Sadriu dhe Dua Tiara Sadriu. Presidentja Osmani dhe familja e saj jetojnë në Prishtinë.

Back to top button