Kaloni te përmbajtja kryesore

Therje me thikë në Mitrovicë, motivi “hasmëri e mëhershme”

Një person në Mitrovicë ka raportuar se është sulmuar të shtunën me thikë nga një person tjetër.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arratisur.

Policia njofton se dyshohet që motivi i rastit është një hasmëri e mëhershme.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Evlia Qelebia, Mitrovicë 01.06.2024-14:30. Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar me një mjetë të mprehtë –thikë nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal ku edhe është duke vazhduar trajtimin. Dyshohet se motivi i rastit është një hasmëri e mëhershme. I dyshuari nuk është hasur dhe as mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në raportin e Policisë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button