Bebe Rexha për herë të parë në Kosovë, takohet me Osmanin

Këngëtarja shqiptare, me famë botërore, Bebe Rexha për herë të parë është duke e vizituar Kosovën.

Bebe është pritur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila në profilin e saj zyrtar në Facebook ka publikuar disa fotografi.

”Mirë se vjen në Kosovë, Bebe Rexha! Kosova është gjithnjë krenare me sukseset e secilit shqiptar, anekënd botës, të cilët janë kthyer në frymëzim për gjeneratat e reja. Suksesi i Bebes është shembull i jashtëzakonshëm se çka mund të arrihet me punë e përkushtim!”, ka shkruar Osmani.

Në datat 25-28 korrik, Prishtina do të jetë nikoqire e yjeve më të suksesshme botërore në Sunny Hill Festival, përfshirë edhe Bebe Rexhën, e cila vjen për herë të parë në Kosovë./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button