Osmani dhe burri i saj mbështesin Kosovën në Olimpiadë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriun, gjenden në Paris për t’i mbështetur sportistët kosovarë në Lojërat Olimpike 2024.

Ajo ka postuar një fotografi krah bashkëshortit, ku shihen me veshje prapa të cilave shkruan “Kosova”.

“Përpara Kosovë. Në përkrahje të sportistëve tanë në çdo hap të garave”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ndryshe, në Olimpiadë sivjet marrin pjesë nëntë sportistë nga Kosova, pesë prej tyre janë xhudistë, një atlete, një boksiere dhe dy notues.

Në Paris pos presidentes, është edhe kryeministri Albin Kurti.

Back to top button