Tri transferime në tri pozita të ndryshme, zbulohet plani i Liverpoolit për merkaton verore

Një raport i ri sugjeron se Liverpooli ka ‘diskutuar’ për përforcimin e tri pozicioneve përpara fillimit të sezonit 2024/25.
Ka qenë një merkato jashtëzakonisht e qetë për Liverpoolin, i cili mbetet i vetmi klub i Premier Ligës pa transferim këtë verë.
Në fakt, Liverpooli është skuadra e vetme në pesë ligat më të mira të Evropës që nuk ka bërë asnjë transferim që nga hapja e merkatos më 14 qershor, gjë që natyrisht ka ngjallur shqetësim te tifozët.
Trajneri Arne Slot, megjithatë, mbetet i qetë për aktivitetin e tyre në dritare. “Një nga arsyet është që unë dua të vlerësoj lojtarët që kam, gjë që është e vështirë sepse shumica e tyre nuk janë këtu”, tha ai në turneun e tyre parasezonal.