Një orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova

Shumë bashkatdhetarë kanë ardhur në vendlindje, për t’i kaluar pushimet.

Prandaj në pikat kufitare, sidomos ato që lidhin Kosovën me Serbinë, vërehet fluks më i madh këtyre ditëve.

Qendra për Menaxhim Kufitar e MPB-së, ka përditësuar të dhënat e saj.

Sipas të dhënave në mëngjesin e së dielës fluks më të madh në pikat kufitare ka në Merdarë.

Në këtë pikë sipas kësaj qendre pritjet shkojnë deri në 1 orë për të dalë nga Kosova, derisa kolona e automjeteve shkon deri në 500 metra.

Te Dheu i Bardhë, pritjet në dalje janë deri në 30 minuta.

Ndërkaq, te pikat e tjera pritjet nuk shkojnë më shumë se 5 deri në 10 minuta./21Media

Back to top button