Aksident ndërmjet katër automjeteve në Lipjan, tre të lënduar
Një aksident trafiku ndërmjet katër automjeteve ka ndodhur sot rreth orëss 11:00 në Lipjan.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për portalin rtv21.tv se janë lënduar tre persona.
“Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën se në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 4 automjete. (Dy automjete në lëvizje dy të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti./21Media