Kaloni te përmbajtja kryesore

Krasniqi: Stimulimet financiare gjatë fushatës cenojnë barazinë mes partive politike

Analisti Kole Krasniqi, në emisionin “Click” në RTV21, ka deklaruar se dhënia e donacioneve apo stimulimeve financiare gjatë fushatave zgjedhore konsiderohet joetike dhe e ndaluar.

Sipas tij, përpjekjet për stimulim material të elektoratit potencial me qëllim organizimin e votuesve cenojnë drejtpërdrejt parimin kushtetues të barazisë mes subjekteve politike në fushatë.

“Çfarëdo dhënie e donacioneve ose stimulimeve financiare në situata të fushatave konsiderohet joetike dhe është e ndaluar. Përpjekja për stimulim material të një elektorati potencial me qëllim të ardhjes së tyre të organizuar cenon drejtpërdrejt edhe parimin kushtetues të barazisë së subjekteve politike në fushatë”, tha Krasniqi./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button