Zeqaj: Albin Kurtit i ka rënë mbështetja për rreth 10%, është në panik

(Lajm i përditësuar)
Zeqaj: Albin Kurtit i ka rënë mbështetja për rreth 10%, është në panik
Gazetari, Florent Zeqaj, në emisionin “Click” në RTV21, ka deklaruar se Albin Kurti po përballet me rënie të mbështetjes politike dhe, sipas tij, kjo po reflektohet në veprimet e fundit politike.
“Sikur të ishte Albin Kurti mirë, ka rënie prej nja 10 për qind. Kurti është në panik. Ky veprim tregon se ai është në panik dhe po lyp shpëtim përmes mërgatës, të cilën po e keqpërdor”, deklaroi Zeqaj.
Ai theksoi se kritikat e tij nuk janë personale, por politike.
“Nuk kam asgjë personale me Kurtin. Albin Kurtin e dua si njeri, por si politikan është i rrezikshëm”, tha Zeqaj.
“Nëse populli mendon shnosh, ish dashtë me i ra vota Kurtit”, Zeqaj
Gazetari, Florent Zeqaj në emisionin “Click” në RTV21, ka deklaruar se Kosova vazhdon ta ketë pezull marrëveshjen e arritur në SHBA mes ish-kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Donald Trump.
Sipas Zeqajt, raportet mes kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe administratës Trump janë pothuajse inekzistente.
“Populli duhet me ditë që ne e kemi një marrëveshje që na rrin pezull në SHBA, është marrëveshja Hoti-Trump. Ne i dimë raportet të Kurtit edhe me administratën Trump, s’ka hiq, zero raporte. Kurti po mundohet me ia ‘harxhu’ mandatin Trumpit”, deklaroi ai.
Ai shtoi se Kurti, sipas tij, është politikisht më i orientuar drejt Gjermanisë dhe Francës sesa drejt SHBA-së.
“Kurti është me mish e shpirt i kthyer kah gjermanët dhe francezët. Nëse ky popull mendon shnosh, ish dashtë me i ra vota Kurtit”, tha Zeqaj ndër tjera.
Zeqaj: Kurti e di që i ka rënë vota në Kosovë, prandaj po synon diasporën
Florent Zeqaj, në emisionin “Click” në RTV21, ka deklaruar se kryeministri në detyrë Albin Kurti është në dijeni për rënien e mbështetjes së votës brenda Kosovës dhe po synon ta kompensojë atë me votën e diasporës.
Sipas Zeqajt, qytetarët në Kosovë janë lodhur nga situata aktuale, ndërsa ai hodhi akuza se gjatë procesit po tentohet të ndikohet te votuesit përmes formave të ndaluara.
“Sipas informacioneve që kam, Kurti është në dijeni se vota rezidente i ka rënë. Ai po e bën luftën që ta zëvendësojë atë votë që e ka humbur në Kosovë me votën e mërgatës. Janë lodhur populli. Po ka blerje të votave dhe po shkelet ligji”, tha Zeqaj./RTV21/21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?