Presidenca: Osmani s’ka blerë asnjëherë biletë biznes klase, kompania ia caktoi ulësen

Pas raportimeve se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar me biletat “bussines class”, ka reaguar Bekim Kupina, Këshilltar për media i presidents. Ai ka thënë  se presidentja asnjëherë gjatë mandatit të saj s’ka rezervuar biletë të klasit bisnez dhe se në fluturimin e sotëm ulëset janë caktuar nga vetë aviokompania.

“Presidenca nuk e ka blerë asnjë biletë të klasit biznes. As sot, e as më parë gjatë mandatit të Presidentes Osmani.Në fluturimin e sotëm, vet aviokompania i ka caktuar ulëset për Presidenten dhe delegacionin e saj.  Për dëshmi, shihni vet biletat e udhëtimit të sotëm.Shënim: Orët dhe numri i fluturimeve, si dhe datat e udhëtimit, janë hijëzuar me rekomandim të zyrtarëve të sigurisë për shkak se Presidentja dhe delegacioni janë ende duke udhëtuar dhe është në kundërshtim me rregullat e sigurisë që të publikohet itinerari i plotë pa arritur ende në destinacion”, ka shkruar Kupina./21Media

Back to top button