Apeli ul në 15 vjet burgimin për Salih Mustafën

Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ka marrë vendim të ulë dënimin e Salih Mustafës nga 22 në 15 vjet burgim.

Mustafës i është shqiptuar dënimi i njësuar prej 15 vjetësh burgim, duke llogaritur edhe kohën në paraburgim.

;;Paneli i Apelit përbëhej nga gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen. Paneli nxori vendimin e tij lidhur me përcaktimin e ri të dënimit të z. Mustafa në përputhje me rregullën 194(1)(b) të Rregullores. Vendimi ka ndjekur udhëzimet e vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 29 korrik 2024, lidhur me kërkesën e z. Mustafa për mbrojtjen e ligjshmërisë, i cili anuloi dënimin e z. Mustafa me 22 vjet burgim dhe ia ktheu çështjen përsëri Panelit të Apelit”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Vendimi mund të gjendet në faqen e internetit të DHSK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button