Lajçak me Sztáray diskutojnë për planet e Presidencës hungareze për Ballkanin Perëndimor

I dërguari i posaçëm i BE-së, Miroslav Lajçak, po qëndron në Budapest ku është takuar me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Sztáray.

Lajçak tha se me me të ka folur për zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor.

Derisa shtoi se biseduan edhe për planet që ka Presidenca hungareze, e cila kryeson Këshillin e

BE-së në këtë gjashtëmujor, për këtë rajon.

“Në Budapest, diskutova zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe planet e Presidencës hungareze me Sekretarin e Shtetit Péter Sztáray. E mirëprita gjithashtu mundësinë për të trajtuar Bisedimet e Budapestit për Energjinë dhe Sigurinë mbi temën e rëndësishme të BE-së si aktor i politikës së jashtme”., shkroi Lajçak në X./21Media

Back to top button