Qeveria “rinovon” QKUK-në, por jo edhe shërbimet për pacientë

Lista e gjatë e pritjes, qasja e komplikuar në shërbime shëndetësore, ikja e mjekëve, mungesa e barnave esenciale, e shumë probleme të tjera, po vështirësojnë qasjen në shërbime shëndetësore për pacientët.
Sipas ish-ministrit të shëndetësisë Armend Zemaj, pushteti nuk ka marrë ndonjë iniciativë, për të përmirësuar gjendjen në sistemin shëndetësor dhe se pacientët po i vuajnë pasojat e neglizhencës së Qeverisë.
“…ky sektor është goditë kohë pas kohe qoftë me lista të gjata të pritjeve, qoftë furnizimeve të dobëta, qoftë ikja e mjekëve dhe infermierëve dhe pjesa e brendshme, menaxhimi i brendshëm e ka tregu krejt. Ka keqmenaxhim dhe keqtrajtim po këtu pëson pacienti dhe qytetari. Janë shumë të meta që i kemi pa për këto katër vite ndërsa pjesët e tjera kanë qenë përmbushje e interesave klientele. Renovimet që ndodhin parialisht pa një strategji të zgjerimit të kapaciteteve ato janë improvizim, sepse njëra renovohet e tjetra jo është veç rëndim i punës…”, tha Zemaj.
Besim Kodra nga Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, për RTV21 thotë se orientimi i shumë pacientëve nëpër klinikat private, është tregues i qartë i pakënaqësisë së tyre me shërbimin publik shëndetësor.
“…casja e lehtë në shërbime shëndetësore. Si aspekti ekonomik, kujdesi, parandalimi. Këto tregojmë se çasja e njerëzve më shërbime është e dobët. Disa nga pacientët shkojnë në privat dhe kemi shfrytëzueshmëri të ulët në publik. Njerëzit po ikin nga shërbimet private dhe jashtë. Këto tregojnë pakënaqësitë e pacientëve me shërbimin publik…”, tha Kodra.
Sipas njohësit të sistemit të shëndetësisë, Enlirat Duraku, kjo qeveri është përqendruar në gëlqerosje të objekteve të QKUK-së, por jo edhe në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore.
“…fillimisht është mungesa e fokusit e MSH në cështjet me rëndësi, dhe në mirëqenien edhe të profesionistëve por edhe të pacientëve. Ata janë fokusuar në gëlqerosjen e mureve. Ajo nuk sjellë ndonjë përmirësim të cilësisë. E kemi një ministër që i ka humbë udha në oborr…”, tha Duraku.
Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë, vlerëson se shëndetësia në vend ka nevojë për transformim rrënjësor./RTV21/21Media