Kasanof takon liderët e opozitës

(Lajm i përditësuar)


Krasniqi takon emisarin amerikan: Ritheksuam nevojën e Kosovës për bashkërendim me aleatët strategjikë 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Bedri Hamza, dhe ish-diplomatja Vlora Çitaku kanë qëndruar në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë për t’u takuar me emisarin amerikan, Aleksander Kasanof.

Kryetari Krasniqi ka shkruar në Facebook se në takim ka ritheksuar nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në.

“Në takim ritheksova nevojën e shtetit të Kosovës për bashkërendim të qëndrimeve me aleatët tanë strategjikë, e veçanërisht me SHBA-në. Kosova, si një storie suksesi është rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe partneritetit të besueshëm me miqtë e saj”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.


Abdixhiku takohet me emisarin amerikan: Theksuam shqetësimin e LDK-së për raportin e dëmtuar të Qeverisë me SHBA-të

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, në kuadër të agjendës së vizitës së tij në Kosovë sot në orët e paraditës ka takuar partitë opozitare.

LDK përmes një postimi në “Facebook”, ka njoftuar se Abdixhiku gjatë takimit ka theksuar shqetësimin e partisë për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, si dhe me partnerët e tjerë strategjikë politikë dhe të sigurisë.

Abdixhiku e siguroi Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë.

“Sot, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, u takua me zëvendës ndihmës sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, njëherit i dërguari i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, z. Alexander Kasanof, të cilin e uroi për detyrën e re dhe i ofroi bashkëpunim të ngushtë të LDK-së në çështjet strategjike vitale për të dy vendet. Kryetari Abdixhiku theksoi shqetësimin e LDK-së për raportin e dëmtuar të Qeverisë së Kosovës me SHBA-të, si dhe me partnerët e tjerë strategjikë politikë dhe të sigurisë. Kryetari Abdixhiku e siguroi z. Kasanof se, me formimin e qeverisë së re, të drejtuar nga LDK-ja, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, riparimi i këtyre raporteve do të jetë çështje e prioritetit më të lartë. Kryetari Abdixhiku, po ashtu, e njoftoi z. Kasanof për ecurinë e përgatitjeve për fushatën parazgjedhore, për takimet me qytetarët gjithandej Kosovës, si dhe për shtyllat kryesore të programit politik “Rruga e re”. Abdixhiku theksoi se partneriteti strategjik me SHBA-të në fushën e ekonomisë, të energjisë dhe të sigurisë është jetik për LDK-në dhe për Kosovën”, thuhet në njoftimin e LSK-së.


Haradinaj pas takimit me Kasanof: E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi me SHBA-të

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, në kuadër të agjendës së vizitës së tij në Kosovë sot në orët e paraditës ka takuar partitë opozitare.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria.

“Sot në ambasadën amerikane takuam Zv. ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Alexander Kasanof. Shfrytëzova rastin që në takim t’i falënderoj z. Kasanof dhe Ambasadorin z. Hovenier për angazhimin e tyre ndaj Kosovës.
Mbështetja e fuqishme e ShBA-së ndaj popullit të Kosovës vazhdon përkundër vështirësive të panevojshme që i ka shkaktuar qeveria. E vetmja rrugë për të arritur synimet tona si shtet, është bashkëpunimi dhe partneriteti me SHBA-të, si aleati ynë strategjik dhe i përjetshëm”. Ka shkruar Haradinaj./21Media


Kasanof takon liderët e opozitës

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Alexander Kasanof, në kuadër të agjendës së vizitës së tij në Kosovë sot në orët e paraditës ka takuar partitë opozitare.

Burimet e RTV21 marrin vesh se Kasanof i ka takuar ndaras liderët opizitarë. Fillimisht në orën 9:00 ka takuar kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi. Pastaj, në orën 10:00 kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Dhe me pas atë të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Pas këtyre takimeve liderët e opozitës nuk janë dekluar për media.

Po ashtu, sipas burimeve të RTV21, zyrtari i lartë amerikan, Kasanof takon shoqërine civile serbe në veri të Mitrovicës në orën 12:00.

Kasanof takon shoqërine civile serbe në veri të Mitrovicës në orën 12:00

Emisari i SHBA-së, Alexander Kasanof, dje u takua me presidenten, Vjosa Osmani, dhe kryeministrin, Albin Kurti.

Vizita e tij në Kosovë dhe Serbi ka për synim shtyrjen përpara të agjendës së dialogut midis Kosovës dhe Serbisë./21Media

Back to top button